Albin Kurti në kuadër të fushatës elektorale që po kryen në Shqipëri, një ditë më parë është takuar me Ilir Metën, Lulzim Bashën e Sali Berishën.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, shkruan me ironi se, ndërsa në Kosovë Kurti mburret që nxorri në pension klasën e vjetër, në Shqipëri për e ringjall atë.

“Shqipëria padyshim ka nevojë për ndryshim, por jo për kthim mbrapa.

Nëse në Kosovë, Kurti lavdërohet që ka nxjerrë në pension klasën e vjetër politike, në Shqipëri po angazhohet të nxjerr nga varri, e të ringrej të vdekurit e korrupsionit, vrasjeve politike dhe hajdutët e votave”, shkruan Baze, pas takimeve të djeshme të Albin Kurtit me Ilir Metën e Lulzim Bashën.

Ndërsa Kreshnik Spahiu shkruan:

“Albin Kurti pardje vizitoi Skënderbeun, ndërsa dje takoi Hamzain”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re