Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur Kreshnik Spahiun nëpërmjet Elvis Hoxhës, pas një shkrimi kritik të tij kundër Albin Kurtit.

Kreshnik Spahiu shkruante se Albin Kurti i dhuroi ‘çmimin Nobel” presidentit Hashim Thaçi teksa tregon qëndrimin e SHBA në lidhje me temat që jkaën hapur për raportet Kosovë-Serbi.

Sipas Spahiut, pozicioni i Amerikës kundër ndarjas së kufijve, ka nxjerrë bllof kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje se mund të kishte një koplot për ndarjen e Kosovës, teksa ka radhitur edhe se çfarë ka humbur Kurti në këtë aspekt.(Lexo këtu)

Ndërkohë Elvis Hoxha ironizon ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, duke i rikujtuar se është i vetmi qe mendon se menaxhimi i huaj i pasurive të shqiptarëve është shumë gjë e mirë dhe për këto arsye, ai nuk është më asgjë.

Më tej Hoxha shton se: i shkreti ngatërrohet shumë, më mirë të heshtë. “Nuk ia merr njeri për keq heshtjen. I shkroi këto marrëzirat sa për të na kujtuar se ekziston ende”, shkruan Elvis Hoxha.

Reagimi i plotë: “Mos e humbni shkrimin gjenial të Kreshnik Spahiut. Është ai kryetari i Aleancës Kuq e Zi. A ju kujtohet?

Është i vetmi që nuk e ka marrë vesh ende se shkëmbimi i territoreve është gjithnjë në plan. Është i vetmi që mendon se Thaçi meriton çmimin Nobel.

Është i vetmi që mendon se Kosova do të kete ulëse ne OKB dhe njohjen e 5 vendeve evropiane që nuk e kanë njohur deri tani. Është i vetmi që mendon se Serbia do t’i japë Kosovës gjithçka.
Madje nuk do të kërkojë as Zajednicën që ia premtoi Dulla. Nuk e ka marrë vesh Kreshnik trimi se edhe zv. Kryeministri i Kosovës voton për zgjedhjen e Vuçiçit.

Ajo që nuk ka marrë vesh Kreshniku më së pari është se Kosova nuk ka më asnjë element të sovranitetit.

Tani pritet ta mbrojë populli i saj dhe një opinion i caktuar ndërkombëtar. Natyrisht që nuk bëhet fjalë ta mbrojë Kosovën shteti shqiptar dhe Kreshniku, e as Mero që boton këtë kreshnikun.

Është i vetmi qe mendon se menaxhimi i huaj i pasurive të shqiptarëve është shumë gjë e mirë. Për këto arsye, ai nuk është më asgjë.

Është po ky që mendon se Albin Kurti e ka për pushtet dhe egoizëm luftën kundër lojërave me territoret. Sepse kështu e mendoi vetë ai kur thërriste aleancën kuq e zi.

I shkreti ngatërrohet shumë. Më mirë të heshtë. Nuk ia merr njeri për keq heshtjen. I shkroi këto marrëzirat sa për të na kujtuar se ekziston ende”, shkruan Elvis Hoxha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re