Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhënien që ka me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin duke u shprehur se mes tyre ka divergjenca botëkuptimore.

Gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit, Rama tha se ndërsa me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn është gjendur në një konflikt personal, diçka e tillë nuk ka ndodhur me Kurtin.

Ai theksoi me kryeministrin aktual të Kosovës ka “ka divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën se si arrihet tek qëllimi i përbashkët kombëtar.”

“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Ramush Haradinajn, me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër, ndërsa me Albinin nuk kam patur kurrë një konflikt.

Por, me kryeministrin aktual të Kosovës, kam divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën se si arrihet tek qëllimi i përbashkët kombëtar.

Prandaj marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar më parë dhe nuk ka si më pengon sot, as që ti kem dhe as që tri shpreh divergjencat që janë të lidhura pazgjidhshmërisht me detyrën time si kryeministër.

Megjithatë, fakti që me Ramushin kemi pasur një krisje në miqësi, nuk më pengon që këtu publikisht të shpreh neverinë më të madhe për një video propagandistike, të shpërndarë nga tastierat të lufëts civile digjitale kur Ramushi shfaqej duke trokitur gotat me përfaqësuesit e listës serbe.

Ramush Haradinaj si çdo komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtëtë në fytyrat e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë, dhe si çdo luftëtar që ka fituar luftën me armë të vërteta duke varrosur vëllezër dhe duke rrezikuar që ta marrë dhe vët plumbin e armikut në ballë, nuk ka si ta ketë problem fare që të trokasë gotat me deputetët e komunitet serb të Kosovës. Mund të ishte dhe në një mjedis privat dhe prapë do ishte e neveritshme që sulmohej për dicka të tillë më këto mjete kineze të kohës së Mao Ce Dunit duke u futur në rreth si tradhëtar i Kombit.

Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe kush nuk ka gurë për të hedhur pa e fshehur dorë bën luftën kur është për të bërë luftën dhe bën paqen kur është për të bërë paqen”, u shpreh kreu i qeverisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re