Është shtyrë për në orën 12:00, dhënia e masës së sigurisë për ish-zyrtaren, Alda Klosi, e cila momentalisht është e shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.

Avokati i saj foli për mediat duke u shprehet se janë duke u shqyrtuar ende provat, ndërsa pretendon se klientja e tij është e pafajshme.

Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.

Çfarë deklaroi pastruesja Rozeta Dobi:

Dobi ka dëshmuar në polici se në vitin 2018 ajo ka gjetur në krevatin e Alda Klosit shumën e 120 mijë eurove, ndërsa në 2021, në një banesë e cila ishte marrë me qera nga zyrtarja ka gjetur në dollap sërish shumë të mëdha lekësh.

Pasi nënë e bir u arrestuan, Prokuroria shoqëroi Alda Klosin, e cila fillimisht tha se paratë ishin të xhaxhait të saj që jetonte në Amerikë, por ndryshe ka thënë vëllai i saj, i cili ka pretenduar se ato para i ka marrë hua dhe i ka lënë te shtëpia e motrës së tij.

Si u zbuluan 420 mijë eurot?

Policia pasi arrestoi Rozeta Dobin dhe djalin e saj, ky i fundit pasi kishte ndihmuar nënën e tij të lëvizje kasafortën me shumë të mëdha parash, i vendosi atyre një përgjues.

Duke komunikuar me njëri-tjetrën ata u shprehën së shyqyr që policia nuk gjetu shumën e tjetër te tubi i aspirimit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re