Skip to content

Alda Klosit i sekuestrohet një apartament dhe një garazh

TIRANË- Pas arrestimit, ish-zyrtarja Alda Klosi, tashmë po përballet me sekuestrimin e pasurisë. Gazetari i ABC News Ermal Vija raporton se Klosit i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh në pronësi të saj.

Këto lëvizje të drejtësisë vijnë pas dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi. Arrestimi i ish-zyrtares së lartë u bë pas zbulimit të një shume monetare në apartamentin e sanitares Rozeta Dobit, e cila u akuzua nga Klosi për vjedhje. Por ish-zyrtarja deklaroi një shumë më të vogël se sa ajo që u gjet në shtëpinë e pastrueses.

Sipas Policisë së Tiranës,  Alda Klosi, është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”/