Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme ku dëshmoi për tragjedinë e Gërdecit. Për më shume se një orë, ai sqaroi pozicionin e tij lidhur me një shkresë të dalë gjatë kohës kur Bumçi drejtonte ministrinë e drejtësisë.

 

Në këtë  dokument, ndodhej një shënim me shkrim dore: për ‘Shkëlzen Berishën’. Bumçi tha se kjo shkresë është e falsifikuar duke ngritur dyshime tek opozita e asaj kohe.

 

Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës? Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë çështje, dhe u falsifikua kjo shkresë.

 

Ish-ministri demokrat shtoi se shkresën sipas tij të falsifikuar e ka kallëzuar në Prokurori, por kjo çështje nuk u hetua asnjëherë.

 

Nuk i druhem. Sepse kjo cështje nuk qëndron nga përmbajtja. U kthye para fushatës së 2009 dhe po vijon përdorimi politik. Nëse doni ti shkoni së vërtetës vërtetoni falsifikimin. Kam bërë kallzim para 14 vitesh për këtë gjë. Të njëjtin qëndrim kam pasur atëherë dhe e kam tani.

 

Bumçi është ministri i dytë demokrat i thirrur në SPAK për tragjedinë e Gërdecit. Më herët përpara hetuesve ka dhënë dëshminë e tij edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re