Aleanca për mbrojtjen  e teatrit ka depozituar ne prokurorinë e posaçme kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit një kallëzim ndaj drejtueses së prokurorisë së tiranës Elisabeta Imeraj.

 

Aleanca e akuzon për shpërdorim detyre me pretendimin se prokurorja nuk ka kryer hetimet  ndaj nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku,  të cilin e kishin paditur  pak kohë më parë për shembjen e teatrit.

 

Sipas aktivistëve Imeraj nuk i ka thirrur asnjëherë për t’i marrë në pyetje, ndërsa ka firmosur pushimin e çështjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re