Senatori Lindsey Graham tha se presidenti Trump që urdhëroi
tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duhet ta frenojë këtë proces.

“Unë
mendoj se ne jemi në një pauzë”, tha Graham, një republikan nga
Karolina e Jugut, pas një takimi me presidentin Trump.

Ky i fundit ne  fillim
të këtij muaji njoftoi se kishte urdhëruar tërheqjen e rreth 2,000 trupave
amerikane nga Siria për shkak se, siç tha ai, një grup i ISIS-it në Siriu mund,
edhe pse ende mban pjesë më të vogla të territorit nën kontroll.

Graham është një nga kritikët më të mprehtë të këtij vendimi i
cili u kritikua nga demokratët dhe republikanët bashkë.

Vendimi i Trump tronditi disa aleatë amerikanë, mbi të gjitha
kurdët që frikësohen nga ofensiva e shpallur e Turqisë.

“Unë
mendoj se ne duhet t’i ngadalësojmë gjërat në një mënyrë të zgjuar”, tha
Graham, duke shtuar se Trump është në dijeni të situatës në të cilën janë
kurdët.

Kritikët e vendimit të Trump besojnë se tërheqja e SHBA do të
inkurajojë Iranin dhe Rusinë, të cilat mbështesin qeverinë siriane të presidenti
Bashar al-Assad.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Bolton duhet të
udhëtojë për në Izrael dhe Turqi javën e ardhshme për të diskutuar planet e
presidentit.

Gjatë një paraqitjeje të mëparshme i ftuar në CNN, Graham
pyeti: “Nëse do t’i braktisim kurdët
që dhe ata janë viktima të masakrëve, cilët do të na ndihmojnë në të
ardhmen?”

“Ne
duam të luftojmë në oborrin e armikut e jo tonin”, tha ai
dhe arriti në përfundimin se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë pra, forcat në
Irak, Siri dhe Afganistan për disa kohë.

Për shkak të vendimit të tërheqjes së Trump, Jim Mattis, Sekretari
i Mbrojtjes dha dorëheqjen.

Zyrtarët amerikanë thanë për Reuters më parë se vendimi i
Trump për t’u tërhequr nga Siria ka alarmuar komandantët amerikanë, të cilët e
shohin këtë vendim si një tradhti ndaj luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë.

Nga ana tjetër, Turqia i konsideron ata një organizatë
“terroriste” dhe Ankaraja ka njoftuar se do të nisë një operacion në
Siri në zonat e kontrolluara nga YPG.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re