Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur penalisht sot ne Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

 

Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Ne një dokument prej 6 faqesh Aleanca e Teatrit ka sqaruar se bashkia po mban te fshehte procedurat e konkursit si dhe kompanitë ne gare, për projektin e teatrit, sipas aleancës, kjo është ne shkelje te plote me ligjin.

 

Aleanca kërkon një informacion te plote se cila është mënyra e përzgjedhjes si dhe kompanitë e ofruara dhe ato te skulifikuara nga gara. Ky dokument është dorëzuar ne SPAK nga profesori dhe aktivisti Ervin Goci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko