Skip to content

Aleanca për Teatrin akuza Luigi Sorecës: Ndikoi te gjykata, do të kërkojmë shpalljen e tij “non grata”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur akuza ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Lajmi bëhet i ditur për “Balkan Web” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Aleanca për Teatrin e akuzon ambasadorin Soreca se ka pasur një takim me gjyqtaren Vitore Tusha, ditën e seancës për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca ka ngritur dyshime se ambasadori i BE ka ushtruar ndikim te gjykata në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Siç mëson gazetarja Lala, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thënë se do të kërkojë shpalljen “non grata” të ambasadorit Soreca.