Skip to content

Aleat me Putin/ Xi Jinping: Jam i gatshëm të telefonojë presidentin e Ukrainës

Presidenti kinez Xi Jinping gjatë bisedës së tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Pekin ka shprehur gatishmëri për të komunikuar me homologun ukrainas.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Xi Jinping ka thënë se do të telefonojë telefonojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në momentin e duhur.

 

Më herët u raportua se Macron i kishte kërkuar homologut të tij kinez, Xi Jinping, që të ndikonte tek Moska për të shuar konfliktin me Ukrainën.

 

Macron kërkoi që Kina të përdorë influencën e saj në marrëdhënien me Rusinë për të mundësuar uljen në tryezën e bisedimeve.

 

“Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë një goditje stabilitetit dhe i ka dhënë fund dekadave të paqes në Evropë. Dhe unë e di se mund të mbështetem tek juve, sipas dy parimeve që sapo përmenda, për ta bërë Rusinë që të arsyetojë dhe për t’i sjellë të gjithë tek tavolina e negocimit. Do t’i rikthehemi kësaj më në hollësi, por duhet të gjejmë paqen e qëndrueshme, pra një paqe që respekton kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe që shmang çdo formë përshkallëzimi. Dhe besoj se kjo është një çështje e rëndësishme për Kinën, ashtu siç është për Francën dhe Evropën”, deklaroi zoti Macron gjatë takimit me presidentin kinez.

 

Presidenti Xi Jinping përsëriti pozicionin e Kinës për një zgjidhje politike për konfliktin në Ukrainë.