Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi zyrtarisht liderin kinez Xi Jinping për të vizituar Ukrainën. Ftesa e Zelenskyt ndaj Xi Jinping erdhi nga në një intervistë për Associated Press të botuar të mërkurën.
“Ne jemi gati ta ftojmë atë këtu. Unë dua të flas me të. Unë kam pasur kontakte me të para luftës në shkallë të gjerë. Por gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një vit, nuk kam pasur”, tha Zelensky për agjencinë e lajmeve.
Xi dhe presidenti rus Vladimir Putin janë aleatë të ngushtë dhe kanë forcuar lidhjet ekonomike dhe politike që kur Moska pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.
Pas vizitës shtetërore të Xi në Moskë në fillim të këtij muaji, dy liderët theksuan se bashkëpunimi mes tyre do të vijonte e madje do të përforcohej.
Xi Jinping u akuzua nga Perëndimi se nuk po tenton që të zbusë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë përmes partneritetit me Putin.
Sipas Perëndimit, lideri kinez duhej të kishte sanksionuar Rusinë në emër të paqes në botë.
Xi Jinping, nga ana tjetër akuzoi shtetet perëndimore si nxitëse të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.