Skip to content

Aleatët e Bashës bojkotojnë mitingun e Ilir Metës, u bashkohet dhe Grida Duma. Vetëm Mediu në protestë

Manifestimi i thirrur nga Ilir Meta, zhvilluar sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ka përfunduar pak para orës 19:00.

Ndërkohë që në bulevard u panë figura të rëndësishme të politikës si Sali Berisha, Lulzim Basha, Besnik Mustafaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi, Fatmir Mediu, Jamarbër Malltezi etj, u vu re mungesa e disa mbështetësve të kreut të opozitës.

Dashamir Shehu, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule apo Grida Duma, nuk u panë krah Bashës në mbështetje të presidentit të Republikës, edhe pse ditë më parë vetë Basha bëri thirrje se të gjithë duhet të jenë prezent në shesh më 2 mars.

Kujtojmë që Grida Duma së fundmi nuk ka qenë dakord me disa vendime apo qendrime të kreut të partisë Lulzim Basha.

Ndërkohë në manifestim kanë marrë pjesë edhe artistët e Teatrit Kombëtar si Edmond Budina dhe Neritan Liçaj.