Depuetetët e zgjedhur të Partisë Demokratike iu bindën vendimin të marrë në mbledhjen e grupit parlamentar, duke votuar kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit. Në mënyrë simbolike ata grisën fletën dhe e hodhën jashtë kutisë së votimit.

Njësoj vepruan dhe aleatët Fatmir Mediu dhe Mesila Doda të cilët e hodhën fletën e votimit jashtë kutisë.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe ai LZHK-së Dashamir Shehi nuk ishin në seancë, ndërkohë që kreu i PR-së Agron Duka nuk lëvizi fare nga vendi në momentin që iu përmen emri për të votuar.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës.

Në votim morën pjesë dhe Monika Kryemadhi së bashku me tre deputetët e tjerë të LSI-së, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Flamur Çela morën pjesë normalisht në votim, duke shënuar kështu dhe “krisjen” e parë mes Opozitës së Bashkuar.

Pritet përfundimi i rezulateve nëse vota e tyre ka shkuar pro apo kundër qeverisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re