Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit, por edhe aleat i Sali Berishës gjatë kohës që ishte kryeministër ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi Lulzim Basha e përjashtoi liderin historik të PD-së nga partia që ai themeloi vetë 30 vite më parë.

Arian Starova shprehet se ka mbetur vetëm një rrugë për të shpëtuar demokracinë, që sipas tij është krijimi sa më parë i një grupi parlamentar të pavarur nga PD në Kuvend.

“Per te gjithe opozitaret e vertete, kjo e sotmja do te jete nje nate e renduar me emocione.

Kryetari Basha i Partise Demokratike, me nje vendim qe e quan si “me te rendesishmin e jetes se tij”, e perjashtoi Zotin Berisha prej grupit parlamentar te PD-se.

Duke i lene menjane emocionet, le te aresyetojme.

1- Qe prej 19 majit, Zoti Basha ka heshtur ne lidhje me vendimin e Sekretarit te Shtetit Blinken. Permes njerezve te trete, ai vetem ka thene se u ka kerkuar amerikaneve qe te japin fakte per vendimin qe ata kane marre per Zotin Berisha.

2- Faktet ende nuk kane ardhur as nga ShBA, as nga Drejtesia shqiptare. Pra, vendimi i Kryetarit Basha eshte ne kundershti te hapur me kerkesen e tij per te pritur fakte nga ShBA kunder Berishes. Me e pakta qe mund te thuhet, eshte se Kryetari Basha e ka marre vendimin e sotem duke e neperkembur vetvehten.

3- Thelbesorja eshte se Kryetari Basha e ka nenshtruar Partine Demokratike ndaj te pavertetave, ose perpjekjeve per ta njollosur pikerisht partine qe me shume sakrifica vuri guret e themelit te demokracise se re shqiptare paskomuniste.

4- Po thone se Kryetari Basha e ka marre kete vendim se qenka kercenuar, por a mund te jete udheheqes dikush qe trembet nga kercenimet?!

5- Pas vendimit te mbremjes se sotme, PD dhe e djathta shqiptare eshte bere seriozisht e rrezikuar nga “eunuket politike” per te cilet rendesi ka vetem pjesmarrja ne qeverisje per perfitime si “vellezer oligarke” me “rilindasit”.

6- Ka mbetur vetem nje rruge per te shpetuar demokracine shqiptare.

Kjo eshte krijimi sa me pare i nje grupi parlamentar te pamvarur nga PD ne Kuvend i cili te sherbeje si frymezues i fuqishem per organizimin e te gjitha forcave opozitare te Shqiperise” shprehet ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re