Aktori i njohur Alec Baldwin pretendon se nuk e ka tërhequr ai këmbëzën e armës nga e cila u vra kameramanja gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, sipas pjesëve të intervistës që do të transmetohen së shpejti.

Kjo është intervista e parë e Baldwin për ngjarjen fatale që ndodhi më 21 tetor në New Mexico.

“Shikoni, këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e arrita,” i tha Baldwin gazetarit të ABC George Stephanopoulos, sipas videove të bisedës të publikuara të mërkurën.

“Pra, ju nuk e keni tërhequr kurrë këmbëzën?” – pyeti Stephanopoulos Baldwin në një intervistë që do të transmetohej të enjten.

Nga erdhi “plumbi i vërtetë” në armë?

“Jo jo jo. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën dikujt dhe do të tërhiqja këmbëzën. Kurrë!”, u përgjigj Baldwin.

Ai shtoi se nuk e kishte të qartë se si u shfaq plumbi i vërtetë në xhirimet e Western-it në një fermë pranë Santa Fe.

Kameramanja Halyna Hutchins u vra në xhirimet e filmit dhe regjisori Joel Souza u plagos pasi, sipas dëshmitarëve, Baldwin qëlloi nga një armë provë.

Pyetja kryesore mbetet se si “plumbi i vërtetë” përfundoi në pistoletë në vend të municionit manovër.

Deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.

Dy anëtarë të ekipit kanë ngritur padi civile lidhur me aksidentin, ndërsa producenti dhe disa persona të tjerë akuzohen për pakujdesi.

Mbikëqyrësja Mamie Mitchell në padinë kundër Baldwin thekson se, sipas skenarit të filmit, atij nuk iu kërkua të xhironte në skenën e diskutueshme.

Mitchell, e cila thirri policinë pas ngjarjes tragjike, pretendon në padi se Baldwin veproi në mënyrë të pamatur duke qëlluar me armë në drejtim të Hutchins dhe se ai shkeli ose shpërfilli protokollet e tjera të sigurisë kur bëhej fjalë për municionet dhe armët në sheshxhirim.

Ai beson se vetë Baldwin duhet të kishte kontrolluar nëse kishte municion në armë dhe se nuk duhej ta merrte të mirëqenë deklaratën e ndihmësit të drejtorit se arma ishte e sigurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re