Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, është shprehur se shikon mundësinë e shfaqjes së një grupimi të tretë brenda PD-së.

Komentet Çipa i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se në kushtet kur këtë protagonizëm të palëve ndërmjetëse e luan Gament Bardhi, shpresat janë ende të pakta për zgjidhjen e krizës në PD.

Ai shtoi se sipas këndvështrimit të tij, ndarja e PD-së është e pakthyeshme.

“Në kushtet kur këtë protagonizëm të palëve ndërmjetëse e luan Gament Bardhi, shpresat janë ende të pakta dhe besoj se kemi ende një kapitull në zgjatje e sipër të krizës aktuale në PD.

Ekziston mundësia që të ankimohet çështje në gjykata, por gjykata në pikëpamjen formale do ta pranojë këtë proces, vetëm në kushtet kur do të krijohen marrëdhënie disproporcionale mes përfaqësueseve dhe atyre që kanë të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Nëse shumica do e ankimojë këtë proces, padiskutim që do të kemi një kapitull shtesë deri në marrjen e një vendimi në dyert e gjykatavëe. Kjo ka efektin e një shkatërrimi përfundimtar.

Është dëshpëruese dhe ndoshta një nga debatet që mbivendoset në krizën e PD. Kjo shton edhe më shumë humbjen e besimit për bashkimin e PD. Do të duhet që grupet e PD brenda kësaj partie, pavarësisht se janë në pozita radikale antagoniste, të gjejnë një mënyrë për të ndërtuar konstruksionin e ri të partisë mbi vektorët që përfaqësojnë atë dhe grupet e interesit brenda saj.

Unë shoh mundësinë e shfaqjes dhe konsolidimit edhe të një grupi të tretë në PD. Fakti që shumë zyrtarë të partisë kanë kritika edhe për zotin Basha dhe nga ana tjetër të dy grupet si ai i Berishës dhe ai i Bashës, janë në një proces grryerjeje që kërkojnë të kalojnë një deputet nga njëri grup te tjetri. Unë jam i këndvështrimit që ndarja e PD është e pakthyeshme”, u shpreh Çipa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re