Skip to content

Alexei Navalny, si Albin Kurti në opozitë: arrestohet e më pas lihet i lirë

navaljni promo ap

Policia ruse arrestoi për të “n”-ën herë liderin e opozitës Alexei Navalny, ndodhur kjo gjatë një bastisjeje në selinë e fondacionit të tij Kundër Korrupsionit në Moskë, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se Navalny u lirua më vonë.

“Aleksi u arrestua me forcë dhe u mor. Ai nuk ka rezistuar. Avokatët janë akoma atje dhe procesi po vazhdon”, njoftoi Kira Yarmisch në Twitter.

Policia nuk e komentoi arrestimin dhe Yarmisch më vonë njoftoi se policia kishte liruar Navalny-n.

Navalny u arrestua një ditë pasi deklaroi se rekrutimi i detyruar i një prej aleatëve të tij në një bazë ajrore të largët Arktik ishte në të vërtetë një rrëmbim dhe burgim i paligjshëm.

Opozita ruse të enjten planifikoi të fillojë transmetimin e emisionit të tij, kritik ndaj autoriteteve, në kanalin e tij televiziv në internet.

Nuk dihet ende pse u mbajt në paraburgim, por fondacioni i tij, i cili merret me publikimin e raporteve për korrupsion nga zyrtarët e qeverisë, është objekt i hetimeve penale për dyshimin e pastrimit të parave.

Hetimi u hap në gusht pasi Navalny bëri thirrje për protesta në Moskën qendrore për përjashtimin e kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet lokale.

Këto protesta janë shndërruar në më të mëdhatë në Moskë vitet e fundit.

Ministria e Drejtësisë Ruse shpalli zyrtarisht fondacionin e Navalny-t si një “agjent të huaj” në tetor, në mënyrë që autoritetet ruse të mund të kryejnë bastisje pa njoftime dhe të monitorojnë operacionet e saj.

Arrestimet e njëherësh lirimet e shpeshta të Navalny-t, u ngjajnë atyre të Albin Kurtit në Kosovë, që për gati 20 vitë në opozitë, hynte e dilte rregullisht nga qelitë, për shkak të formave të tij të të protestuarit.

Por raportet që më pas do bëheshin “familjare” me burgun, i pati që nën regjimin serb.