Skip to content

Alfred Lela bie në greminë së bashku me dy alpinistë, zhduket një person, ja si paraqitet gjendja e gazetarit

640 0 614dddacb59e3

Një person rezulton i zhdukur mbrëmjen e sotme pasi makina pku po udhëtonte ai ka dalë nga rruga në Munellë të Gjegjanit.

Në makinën në fjalë udhëtonte gazetari Alfred Lela së bashku me dy alpinistë, kur ajo ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra në greminë.

Mësohet se gazetari Alfred Lela ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë një person nuk gjendet.

Fatmirësisht, deri më tani, raportohet se nuk ka persona që kanë humbur jetën, mirëpo një nga alpinistët nuk po gjendet.

Informacionet paraprake thonë se forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikësve nuk po gjejnë dot prej dy orësh vendndodhjen e Lelës dhe të aksidentuarve të tjerë, por mësohet se Lela ka dërguar lokacionin dhe së shpejti pritet që ambulanca apo zjarrfikësit të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb