Analisti Alfred Lela, ka debatuar me gazetarin e JavaNews, Ardit Rada, lidhur me projektligjet e qeverisë për mediat online.

Lela u shpreh se ky ligj ka synim të censurojë mediat dhe se gazetari që kishte përballë, duhet ta shohë këtë gjë si shqetësim dhe jo të sillet si anëtar partie.

Alfred Lela: Mos flisni si anëtar partie, por si gazetar, o Ardit. Nesër do jetë në pushtet një parti tjetër dhe sigurisht dhe ata do e përdorin kundër medias këtë ligj. Kjo duhet të na shqetësojë. A është censurues ky projekligj? Po, dhe kjo është çështja.
I jep AMA-s, të drejtën për të dhënë dhe për të mbyllur licensa.

Ardit Rada: Për cfarë? AMA historikisht ka gjobitur median.

Alfred Lela: Merre dhe lexoje projektligjin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re