Ish-presidenti Alfred Moisiu, thotë se nuk prêt që nesër të ketë përplasje, me përjashtim të rasteve sporadike, që kanë qenë të pranishme në çdo palë zgjedhje.

Duke folur për Neës 24, Moisiu tha se nuk ka sens që shqiptarët të zihen me njëri-tjetrin.

“Unë nuk besoj të ketë përplasje civile.

Mund të ketë incidente sporadike, por ka pasur gjithnjë, edhe në kohën e diktaturës. 

Jemi një popull i vogël, dhe gjithmonë edhe kur kemi kaluar situata të vështira, nuk ka pasur përplasje.

Nuk besoj kurrë të ketë shqiptarë të arrijnë të ndeshen me njëri-tjetrin”, u shpreh Moisiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re