Skip to content

Alfred Peza: Basha ka eliminuar nga skena politike Sali Berishën, s’del as me Kryemadhin

Gazetari Alfred Peza ka komentuar ne “Opinion” fushatën zgjedhore të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Peza tha se në strategjinë e Bashës përfshihet eliminimi i Sali Berishës nga skena politike, shmangia e takimeve me liderët e partive të tjera, përfshirë dhe Monika Kryemadhi.

Po ashtu, Peza tha se Basha nuk ka asnjë bilanc pune nga koha kur ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, prandaj dhe fushata e PD është përqendruar jashtë kryeqytetit.

“Fushata e Bashës ka tre elementë që une mendoj se është e diktuar nga strategjistët e tij.

E para, ka eliminuar nga skena politike Sali Berishën.

Mesa duket strategjistët e fushatës së tij e duan jashtë pamjes së Bashës që po mundohen të japin të re duke qenë se ai i përketë të vjetrës dhe kjo u pa që në hapje të fushatës.

E dyta, kanë eliminuar nga Basha takimet me LSI  dhe me Monika Kryemadhin nuk është parë në asnjë takim elektorale, nuk ka bërë asnjë takim edhe me liderët e tjerë.

E treta, Basha ka eliminuar dhe po shmang ballafaqimin e tij me Tiranën, ai ka qenë kryetari i Bashkiësë së Tiranës dhe nuk ka asnjë bilancë që t’ua tregoj qytetarëve që kur isha kryetari Bashkisë së kryeqytetasit ja çfarë bëra.”-tha Peza.