Në një prononcim për mediat pas largimit nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj argumentoi edhe një herë pse PD kërkon diskutimin në tërësi të ndryshimeve në kushtetutë sa i takon vetingut.

“Propozuam që nismat të bashkohen pasnesër që të diskutohet sic duhet të harmonizuara, duke patur parasysh efektet dhe kalendarin e punimeve. Në mënyrë të çuditshme maxhoranca refuzoi të shtynte diskutimin me dy ditë. Nuk e kuptojmë këtë gjë, po flitet për një konsensus që ka nevojë për votat e të dy palëve, ndërkohë që nuk bihet dakord për të shtyrë me dy ditë këtë diskutim. Ne themi jemi gati të diksutojmë në tërësi ndryshimin kushtetues. Jemi gati sërish pasnesër t’i futemi në tërësi diskutimit. Të shohim.

Nuk bëhet fjalë për frikë, po propozohet ndryshimi i disa neneve të një ligji, propozohet që të shqyrtohen bashkë, nuk e duan, gjë që është e paarsyeshme e palogjikshme.

Po shikohet të ndryshohet një ligj, që ka disa nene, s’mund të mblidhemi sot me një trup të vecantë për nenin 1 dhe me një trup të vecantë për nenin 5.” u shpreh Rushaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re