Akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit e përjashtoi nga partia për nënkryetarin e PD Enkeljed Alibeaj janë të pavërteta. Në “Radarin Informativ” të Jonida Shehut në ABC, Alibeaj nuk shprehu një qëndrim pro as kundër vendimit të disa deputetëve demokratë që në vend të Bashës kanë zgjedhur të përkrahin Berishën në betejën e tij për zhbërë përjashtimin nga partia, duke të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Çdonjeri ka kokën e vetë mbi shpatulla, por një gjë duhet ta mendojnë të gjithë demokratët, një armik kanë demokratët dhe shqiptarët dhe ai quhet Edi Rama dhe regjim i tij. Akuzat e Berishës për Bashën nuk më shqetësojnë sepse nuk janë të vërteta”.

Duke folur për komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj preku disa nga pikat, që përmban kërkesa e PD dhe që duhen hetuar. Sipas tij është e rëndësishme që të bëhen ndryshimet në Kod Zgjedhor dhe një gjë tillë thotë ai, e rekomandon edhe raportit i  OSBE ODIHR.

Ka njëlloj paragjykimi për komisionet hetimore. Ka një gjë që smund tja heqë askush opozitës e drejta dhe kompetenca që ka çdo anëtar  i komisionit. Një nga çështjet më të rëndësishme është ajo  e patronazhistëve. Ku ka lindur i biri i kujt është e bija e kujt është… për këtë gjë duhet ta dimë kush i mblodhi, si i mblodhi, a mos shkeli ligjin. Cila është ajo dorë që i mori e çoi te dera e PS për ti përdorur. Ca ditë më parë duhet të jeni në dijeni që kishin pushuar kallëzimin që kishim bërë ne, kjo është një arsye më e fortë pse duhet bërë komisioni.

Si ndryshimet në Kod edhe hetimet për 25 prillin të dyja janë të rëndësishme. Për të bërë një reformë funksionale, do duhet bërë diagnostifikimi i plotë i simptomave të 25 prillit. Kërkesa për ndryshimet në Kod ka ardhur që prej raportit të OSBE.  Na u vodh vota në 25 prill. Një nga mjetet është edhe kjo për të sjellë sërish në linjë bazën ligjore. Kjo duhet bërë sipas rekomandimit të OSBE”, shtoi Alibeaj.

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është vetëm një nga kërkesat e Lulzim Bashës për aksionin opozitar institucional brenda Kuvendit. Në lidhje me këtë komision PD ka deklaruar se e ka detyrim jo vetëm ndaj zgjedhësve të saj, por ndaj të gjithë qytetarëve që të hetojë zgjedhjet e 25 prillit duke evidentuar edhe problematikat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re