Grupi i demokratëve, që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj, do të regjistrojnë të hënën partine demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Meqenëse zyrtarisht kryetari i partisë demokratike është Basha, si dokument ligjor për t’u regjistruar në komisionin qendror të zgjedhjeve, ky grupim do të përdorë autorizimet, që Basha ka dhënë në vitin 2022, para se të jepte dorëheqjen.
Por tashmë është e qartë se në fletën e votimit në 14 maj, lulzim Basha do të jetë kryetar i partisë demokratike.
Të hënën ky grupim do të mbledhë deputetët, anëtarët e kryesisë dhe krerët e degëve, për të vendosur në lidhje me garën e 14 majit.
Pritet që disa prej figurave kryesore të kërkojnë bashkim me Berishën, por ky skenar duket gjithnjë e më i pamundur.
