Pedagogu Erlis Çela, i ftuar në “Fax News” ka folur për aktualitetin politik dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Çela ka parashikuar që presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e katër ose të pestë, vetëm me votat e mazhorancës pra jo në mënyrë konsensuale.

“Sot kishte qartësim të pozicionit të dy palëve. Është folur për konsensus por askush nga palët nuk e përkufizonte termat e këtij konsensusi për cfarë është rënë dakord. Sot kishim një pikë të rëndësishme e cila ka të bëjë me faktin që mazhoranca pranoi që të ketë një përparësi për propozimin e emrave nga opozita deri në raundin e tretë. Duket si lëshim i mazhorancës ndaj Opozitës por ngërci nuk është zgjidhur sërish për faktin që handikapi kryesor është debati i brendshëm brenda PD. Legjitimiteti i Alibeajt dhe përfaqësuesve të PD në atë tryezë. Nuk e dimë si janë balancat në PD për mbledhjen e firmave për kandidatin për president. Ngërci mendoj se nuk është zgjidhur sepse problemi qëndron që opozita nuk është e bashkuar. Nuk e kuptoj përse nuk ka pasur dakordësi mes grupeve parlamentare të opozutës për të dalë me një emër të përbashkët. Jemi në një situatë që n jë palë nuk është përfshirë në proces, ndërsa në krahun tjetër kemi grupin e Alibeajt që e shikon këtë proces për të qenë prezent në aksionin politik.

Unë besoj që Alibeaj në propozimet që ka sjellë dhe tek kriteret që ka sjellë ka qenë i arsyeshëm. Fakti që kërkohet një president anti-komunist dhe një figurë e pastër që nuk është përfshirë apo përfolur në akuza. Alibeaj ka sjellë propozime të mira por problemi është që nuk ka mbështetjen nga pjesa tjetër e opozitës. Alibeaj ka bërë gabim që së paku nuk ka pranuar të negociojë me grupet e tjera të opozitës, Duka, Mediun, zonjën Doda por mesa duket nuk kanë dëshirën për të shkuar në një emër të përbashkët.

A do ta lëshojë PS postin e presidentit? “Mazhoranca dhe Rama nuk është interesuar për president konsensual, Rama dëshiron që mos i sjellë dikush kokëcarje, ose mos jetë një Ilir Meta i dytë. Në fund Rama do të gjejë alibinë që opozita nuk është e zonja për të propozuar një emër të qenësishëm ndaj ne u detyruam që zgjedhin presidentin në raundin e katër ose të pestë vetëm me votat e mazhorancës. Unë parashikon që zgjedhja e presidentit do të bëhet pas raundit të katër dhe pa konsensus”, tha Çela.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re