Komisioni hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit ka dorëzuar një kallëzim penal për Bashkinë e Tiranës pasi nuk i është përgjigjur kërkesës deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj gjatë një interviste për ‘Frontline’ në ‘Neës24.

Alibeaj tha se Bashkia e Vlorës kthehu përgjigje pranë Komisionit, ndërsa ajo e Tiranës jo. Mes të tjerash ai shtoi se PS-ja kërkon që PD mos të thërrasë dëshmitar në mbledhje.

Të gjitha ato bashki, ato ministri kthyen përgjigje. Vetëm Tirana s’ka kthyer përgjigje për njërën prej kërkesave. Vlora e kthehu. Është bërë kallëzim penal. Anëtaret e komisionit hetimor të PS votuan kundër planit të hetimit, për të mos pranuar dy dëshmitarë. 

Por ata nuk pranuan këtë plan dhe vendosën në mënyrë të qartë që hetimi të ndërpritej aty. ishte skenë e tyre shumë e shëmtuar dhe nisën që të mblidheshin. Vazhduan me shëmti të madhe dhe bënë sikur miratuan një plan hetimi të ri tjetër. Ato janë pretendime që do të kthehen në prova, pasi të thirren dëshmitarët. PS kishte dy pretendime. Mos të hetohej periudha 1 janar 2020. 

Pse e bënë që të ishte brenda një afati 4 mujor? Ne kishim bërë hetimin, të gjitha datojnë që nga 1 janari i 2020. Po pse nuk pranojnë ata dëshmitar prokurorin e Përgjithshëm dhe atë të SPAK? S’do të kishte nevoje që të bënin komision hetimor nëse këto institucione do të bënin detyrën. Do iu dalin lakrat në shesh. Ne do të marrim masat tona, për të hetuar organet tona brenda parlamentit. Është veprim në kundërshtim me ligjin”-deklaroi Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re