Interpelanca që ishte parashikuar mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama nuk u zhvillua, dhe kjo për arsye se shefi i qeverisë shqiptare nuk ishte i pranishëm duke ia deleguar kompetencat ministres Elisa Spiropali.

 

Alibeaj për mediat tha se heshtja e kryeministrit për tu përballur në interpelancë për Charles McGonigal e inkriminon atë në këtë çështje. Sipas tij duhet të nisë një procedim penal një orë e më parë.

 

Deputeti i PD tha se çështja ka lidhje personalisht me Ramën, ndërsa shtoi se ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë dhe jo ta delegojë atë.

 

“Është e turpshme, për një skandal të madh të bërë publik jo bazuar në një thashethemnajë port ë drejtësisë amerikane ka një pretendim se është përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë. Ai ka detyrim politik institucional ligjor që ti përgjigjet një kërkesë për interpelancë. Faktet që kanë dalë nga dokumentet amerikane i referohen atij. Takimet e personave të marrë të pandehur janë takuar me kryeministrin jo me dikë tjetër. Më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në sallën e parlamentit. A është ai që ka dhënë para për të sulmuar opozitën. Ka detyrime politike. Heshtja ju takon vetëm atyre shtetasve shqiptar që janë marrë të pandehur nga drejtësia shqiptare.

 

Të dhënat janë publik edhe të dhënat i janë vënë në dispozicion dhe për këtë arsye, procedimi penal do duhet të fillojë një orë e më parë. Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur. Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Praktikisht sot ky vend nuk ka kryeministër ‘de facto’. Sot isha për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kam kërkuar që t’u lehtësoj të gjitha problemet që ka krijuar ky njeri. Nuk qëndron delegimi i interpelancës. Duhet të jepet fakte, për rrethana dhe ngjarje që kanë pjesëmarrës personalisht Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re