Skip to content

Alibeaj mbetet kryetar grupi/ Merr mbështetjen e 28 deputetëve

Enkelejd Alibeaj ka arritur sërish të marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve demokrate për të qenë kryetar i grupit parlamentar.

 

28 deputete që nuk janë rreshtuar me  Sali Berishën, kanw shprehur serish mbështetje për Alibeajn.

 

Gjatw takimit të zhvilluar nw një prej restoranteve tw kryeqytetit është diskutuar shkarkimi i Sorina Kotit, e cila mbështet Berishën nga posti i nënkryetares së Komisionit tw Ekonomisë.

 

Me këtë lëvizje asnjë prej deputeteve pro Berishës nuk është pjesë e drejtimit të komisioneve parlamentare.

 

Ndërkaq deputetët kanë diskutuar rikthimin e Lulzim Bashës në politikën aktive.

 

Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferaj, kanë deklaruar mbrëmë se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin.

 

Deputetët që konfirmuan Alibeajn

 

Merita Bakiu
Salaudini Jakupllari
Andia Ulliri
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Gazment Bardhi
Flutura Açka
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Eralda Bano
Saimir Korreshi
Dashnor Sula
Lefter Geshtenja
Agron Gjekmarkaj
Zheni Gjergji
Kastriot Piroli
Dhurata Cupi
Bledion Nallbati
Ramadan Likaj (online)
Ilda Dhori
Kreshnik Collaku (online)
Orjola Pampuri (online)
Flamur Hoxha (online)
Arbi Agalliu (online)
Emilja Koliqi (online)
Alfred Rushaj
Fatjon Veizaj (online)
Lulzim Basha (online)