Enkelejd Alibeaj i ka dërguar mesazh deputetëve duke i lënë afat deri të dielën në darkë, për të sugjeruar kriteret për zgjedhjen e Presidentit dhe rregullat e procedurës që do të ndiqet.

 

“Në vijim të mbledhjes së sotme dhe asaj që u dakordësua, secili anëtar i grupit, deri të dielen në darkë, mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu, në vijim të porosisë për komisionet e posaçme, lutem dërgimin e kërkesave për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe territoriale, me qëllim që më pas të vendosim përbërjen në mbledhjet në vijim”, shkruan Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re