Subscribe

Aleancës së re mes Berishës e Metës, kreu i komaduar i PD, Enkelejd Alibeaj, i kujton kohën e vjetër.

 

Para demokratëve të Pogradecit, Alibeaj risolli në vëmendje rënien nga pushteti i forcës politike që ai drejton.

 

Për këtë bëri fajtor, tanimë aleatin e ish liderit të PD, Ilir Metën, i cili sipas tij përmes koalicionit me PS solli këtë të fundit në pushtet.

 

“I korruptuar Rama, i korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja se në 2009-ën kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë”, tha ai.

 

Alibeaj e konsideroi mëkat politik orientimin e votës së demokratëve drejt koalicionit që në fletën e votimit mban emrin e Ilir Metës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re