Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë, prezantoi planin me tre pika, që sipas tij ka në fokus zgjedhjet e 14 majit. Në një komunikim me gazetarët, Alibeaj tha se PD merr përsipër ndërtimin e një aleance me parti të qendrës së djathtë.

 

PD e ka detyrim që të jetë e fokusuar te 14 majit. 3 janë çështjet kryesore që ju propozova:

1.Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aelance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave ku secili subjekt zhvillon identitetin e tij.

2.Lidhur me këshillat bashkiak, në bazë edhe të vendimit të kryesisë, duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët e intelektualët që kanë qëndruar në momente të vështira të PD që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të PD në bashkitë respektike. Do të jetë vendimmarrje e kryesisë së partisë lidhur me përbërjen e listave dhe modalitetet e tjera.

3.Për kandidatët për kryetarë bashkie, në funksion të bashkimit, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen për hapjen pa asnjë kufizim ndaj gjithë prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga Rithemelimi e kandidaturave të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm”, tha Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko