Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh për gazetarët që procesi për Presidentin e ri duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.
Sipas tij, është e rëndësishme që të zgjidhet me një profil politik dhe të mos ketë asnjë lidhje me atë që ai e quan “politikën e non gratave”.
“Presidenti i të gjithëve, jo i palëve politike. S’duhet të ketë lidhje me politikën e non grata-ve. Është e rëndësishme të zgjidhet me një profil politik, duhet të jetë i të gjithëve. Duhet të jetë një proces transparent dhe t’i përfshijë të gjithë, është një test politik.”
Vijon…
