Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh për gazetarët që procesi për Presidentin e ri duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

 

Sipas tij, është e rëndësishme që të zgjidhet me një profil politik dhe të mos ketë asnjë lidhje me atë që ai e quan “politikën e non gratave”.

 

“E rëndësishme është të diskutohet për interesin publik dhe të PD. Historitë e thëna nga individë që ju i përmendi janë bërë të qarta. Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare, siç është përzgjedhja e Presidentit. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD është bërë i qartë me konsultim me deputetët, me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutimeve të grupit kjo çështje dhe duke pasur synim të gjithë ne një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik ta marrim këtë përgjegjësi. Është një test politik për të gjitha palët të marrin pjesë në proces. Konsultimet do të ndodhin, së pari mes nesh, brenda grupit parlamentar. Unë them këtë gjë. Mazhoranca, sot që flasim, ka treguar qartë që edhe formalisht me numra kjo mazhorancë nuk vendos e vetme. Shqiptarët duan një profil politik që s’ka të bëjë fare me influencën e votave të non gratave. janë 4 deputetë të kësaj mazhorance të etiketuar si non grata. Non-gratat nuk kanë të drejtën morale dhe politike për të votuar për presidentin. Duhet të jetë një president jo i afektuar nga votat non-grata. Duhet të zgjidhet një profil politik, këto janë sugjerime të mijat. Duhet të jetë një njeri që mos të ketë në të shkuarën e vetë, por të jetë një njeri i ekuilibrave, që ka treguar se përballet me dinjitet testeve politike. Procesi i zgjedhjes së presidentit të republikës të jetë serioz, që mos të ngutemi. Jam i mirë në matematikë! Nuk është çështje numrash, por procesi, një proces gjithëpërfshirës. Ky parlament nuk duhet ta zgjedh nga gjiri i vetë përmes pazareve dhe kulisave, por përmes procesit transparent. Këto synime hyjnore, ky është testi që kemi të gjithë. Nuk është çështje numrash, por legjitimitet”, tha Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re