Një ditë pasi ka përfunduar afati për dorëzimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, askush në grupimin që mban zyrtarisht logon e Partisë Demokratike nuk di të thotë, se në cilën bashki Partia Demokratike garon me kandidatë. Kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj, ka dalë para gazetarëve për të çelur fushatën elektorale për betejën për pushtetin vendor, por nuk ka thënë as emrat e kandidatëve dhe as numrin e bashkive ku do të garojë.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR NE DETYRE, PD

 

“Kane qene rreth 20 kerkesa per kandidime per zgjedhje lokale, disa prej tyre u terhoqen. Procedurat vazhdojne nderkohe.”

 

E ndërsa Alibeaj fliste para gazetarëve për betejën e 14 majit, kandidati për bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata, së bashku me të gjithë listën e këshillit bashkiak është tërhequr nga gara. Më herët janë tërhequr kandidati për bashkinë e Lezhës e Kurbinit. Vora dhe Librazhdi, edhe pse ishin shpallur kandidate, nuk do të jenë pjesë e garës. Në këtë situatë, është vështirë të përllogaritet se në cilat bashki sigla e PD do të ketë kandidatë për kryetarë, por mendohet se Alibeaj do hyjë në garë në më pak se 1/3 e bashkive.

 

“E pranoj une qe zgjatja e gjyqit, krjioi pasivitet, kam faj une se ndoshta brenda kapaciteteve te mia, do duhet te ishim me present.”

 

Në një situatë të pazakontë për Partinë Demokratike, e cila sot numëron 3 kryetarë; Enkelejd Alibeajn me vendim të KQZ, Lulzim Bashën sipas vendimit të gjykatës dhe Sali Berishën sipas demokratëve që e kanë votuar, vetë Alibeaj ka garantuar se ai do të udhëheqë betejën për 14 majin.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR NE DETYRE, PD

 

“Une jam kryetari I certifikuar me vendim gjykate dhe kas”

 

Përgjatë 3 ditëve të fundit, Enkelejd Alibeaj është përballur me debate të ashpra në kryesi me Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe disa deputetë, të cilët i kanë kërkuar të mos nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie, për të mos përçarë votën e opozitës dhe për të mos dëmtuar kandidatët demokratë që kanë dalë nga primaret.

 

Si pasojë e këtij debati, logoja e PD nuk do të ketë kandidatë në më shumë se 40 bashki. Mungesa e kandidatit merr rëndësi në Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kukës, Tropojë dhe në disa bashki ku opozita shpreson të fitojë. Por ndryshe nga vendimi i kryesisë, në Vaun e Dejës PD do të ketë kandidat përballë Zef Hilës, i cili është zgjedhur nga primaret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re