Kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj, nga Këlcyra ftoi demokratët të bashkohen kundër 3 politikanëve kryesorë në vend, kryeministrit Edi Rama, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

 

Sipas Alibeajt, aleanca Berisha-Meta nuk duhet të shihet si alternativë nga qytetarët.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR NE DETYRE, PD

“Kjo është e papranueshme, sepse një aleancë e tillë, që ka pas kurrizit të vet hije të forta korrupsioni, hije të forta incoherence politike, hije të forta pazaresh politikë, shtuar dhe dy non grata mbi kurriz. Po si mund t’u thuash ti shqiptarëve që unë do u sjell në qeveri? Me mashtrime? Me gënjeshtra, siç ka bërë që në korrik të vitit të kaluar nëse e mbani mend. “

 

Sipas Alibeajt, demokratët nuk duhet të lejojnë liderin historik të së djathtës, të shndërrojë PD në bunker kundër SHBA.

“Nuk mund ta lem Shqipërinë, të krijohet një lëvizje antiamerikane. Historia do të na dënoje në qoftë se do ta lemë këtë gjë. Smund ta lemë ne që PD te shndërrohet ne nje bunker antiamerikan per hallin personal të Sali Berishës. Kjo eshte sprova qe ne do ti japim shqiptarëve. “

 

Alibeaj shpjegoi se cili është synimi i PD për betejën e 14 majit.

“Qëllimi I parë: duhet të mbajmë gjallë Partinë Demokratike. Që Partia Demokratike e cila është e vetmja sot, është ishulli I vetëm I pakorruptuar në panoramën politike shqiptare. Partia Socialiste është sistemi I korrupsionit i ngritur në piedestal. Shkoi deri aty Edi Rama, sat ë korruptojë edhe përfaqësues të lartë të FBI-së amerikane. Pala tjetër është në korrupsion me non grata dhe pazare politike.”

 

Sipas Alibeajt, PD do të nisë ringritjen për t’u bërë forcë qeverisëse në vitin 2025.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re