Grupimi i Enkelejd Alibeajt hoqi dorë nga padia për bashkimin e dy statuteve të PD, atij të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, sikundër edhe regjistrimit të vendimeve të dala nga këto forume.

 

Kjo kërkesë për pushimin e kësaj çështjeje u pranua nga Gjykata e Apelit, e cila po ashtu vendosi për këtë grupim një gjobë prej 10 mijë lekësh.

 

Tërheqja u njoftua nga avokati Indrit Sefa, me arsyetimin që t’i hapet rrugë zgjidhjes së ngërçit ne apel për çështjen e vulës së PD ndërkohë që në shkallen e parë, gjyqtari Agron Zhukri njohu Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

 

I pari për të ankimuar refuzimin e gjykatës për të regjistruar sëbashku ndryshimet e statutit të korrikut 2022, me ato të 18 dhjetorit 2022 (Kuvendi i Bashës).

 

INDRIT SEFAAVOKAT

Dua t’ju njoftoj se PD ka hequr dorë nga ankimi i paraqitur për njohjen e pasqyrimit të ndryshimit e statutit të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, për faktin e vetëm se ky proces është i një natyre proceduriale dhe nuk duam t’i japim argumente Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar në themel çështjen kryesore për takimin për vendimmarrjen e gjyqtarit Zhukri.

 

Beteja për vulën do të vijojë në apel pas ankimimit për vendimmarrjen e gjyqtarit Zhukri për të cilin përfaqësuesi ligjor i grupimit të Albeajt depozitoi këtë të martë një kërkesë për përshpejtim të procedurave për të pasur një vendim të shpejtë.

 

INDRIT SEFAAVOKAT

Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në dt 31 maj. Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do te sjelle dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë këtyre muajve

 

Më 25 mars të vitit të kaluar, gjyqtari Agron Zhukri njohu kuvendin e 11 dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit, përfaqësuar nga Sali Berisha, duke i dorëzuar këtij të fundit Partinë Demokratike e njëherësh regjistroi vendimet e statutit të këtij kuvendi.

 

Në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Alibeaj e ankimoi këtë vendim duke i kërkuar apelit prishjen e tij dhe rimarrjen e vulës dhe siglës së partisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re