Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që Komisioni për Reformën Zgjedhore të fillojë nga puna sa më shpejt.

Sipas Bashës, tashmë nuk ka më alibi, pasi siç u shpreh ai opozita është e përfaqësuar plotësisht.

Po ashtu Basha tha se vota e emigrantëve është një propozim që i jep fund pengesave për të mundësuar realizimin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë.

“PD ka shpalosur prioritetet duke depozituar disa projektligje. Pas depozitimit të paketës tonë për reformën zgjedhore, kemi pasur premtime për mbledhjen e komisionit të reformës. Dje dëgjuam kryeministrin që iu rikthye lojës së vjetër me reformën. Ka një komision bipartizan për reformën. Opozita është e përfaqësuar plotësisht.

Ne mbetemi të hapur për plotësime rreth paketës tonë të propozimeve, por ne besojmë se paketa jonë adreson në mënyrë shteruese problemet me reformën zgjedhore. Shqipëria një zonë vendore sjell barazinë e votës.

Alibitë kanë rënë dhe sot thirrja ime në emër të PD është komisioni i reformës zgjedhore të nisë nga puna. Ky nuk duhet të jetë një vit alibish, por një vit ku të bashkohemi dhe ti japim shqiptarëve një shtet të tyre. PS të lerë mënjanë çdo alibi e ti japim shqiptarëve një reformë zgjedhore”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re