Në Prizren është rivendosur një tabelë me mbishkrimin “Sheshi Alija Izetbegoviç”, pranë gjykatës komunale dhe stacionit qendror të policisë, në kryqëzimin e tri rrugëve më të frekuentuara të këtij qyteti, dy prej të cilave kanë emrin presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe William Walker, shtetas amerikan i angazhuar në OSBE para dhe gjatë luftës në Kosovë.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Boshnjakëve – Vakat ka kërkuar vazhdimisht që kjo tabelë të vendoset sërish në shesh, pasi ajo është hequr disa vite më parë për shkak të rinovimit të këtyre rrugëve.

Në aktin e instalimit morën pjesë edhe krerët e koalicionit të Partisë Demokratike të Boshnjakëve – Vakat, përfaqësues të sektorit të OJQ-ve boshnjake dhe disa qytetarë.

Me këtë rast deklarata për mediat kanë bërë kryetari i Vakat-it Rasim Demiri, këshilltari i këtij koalicioni Sead Arifi dhe këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Qerim Bajrami, i cili ka thënë:

“Ne boshnjakët në shumicë, sigurisht që jemi krenarë edhe me këtë akt të rivendosjes së tabelës me mbishkrimin ‘Sheshi Alija Izetbegoviç’, sepse jemi krenarë, si shumica e gjithë popullit boshnjak, me presidentin e ndjerë Alija Izetbegoviç, pra rolin e tij historik në ruajtjen e popullit boshnjak dhe të shtetit të Bosnjës.

Ai vlerësohet edhe nga pjesëtarët e kombit shqiptar, veçanërisht në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, duhet t’u kujtojmë rregullisht të gjithëve se po të mos ishte Ushtria e Bosnjes dhe rezistenca e saj ndaj agresionit serb, e më vonë ndaj Kroacisë, nuk do të kishte boshnjakë në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor si popuj të njohur të pakicës kombëtare dhe as njohje të gjuhën tonë amtare boshnjake. Ndaj dhe ky akt simbolik le të jetë për të gjithë boshnjakët”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re