Mjeku Ilir Alimehmeti, pjese e strukturave drejtuese ne PD deklaroi nga foltorja e protestes se vendi jonë sot po përballet me “sëmundjet” më të rënda.

 

Kandidati per primaret e PD ne bashkine Tirane, tha se kanceri i korrupsionit që ka shkuar në nivele ndërkombëtare dhe hemoragjia e largimit janë sëmundjet më të rënda për qytetarët.

 

Alimehmeti shtoi nuk ka të ftohtë më të madh se zemra dhe shtëpia e shumë qytetarëve që sot po vuajnë largimin e fëmijëve të tyre.

 

“Ne po sfidojmë të ftohtin, se nuk ka më ftohtë se konaku bosh, shtëpia bosh. Ne jemi këtu se nuk ka vend më të ftohtë se zemra e tyre. Të ftoihtin, sëmundjen e kanë për ne. Ndaj këtyre sëmundjeve nuk shpëton dot, askund. Kemi përballë një kanceri korrupsioni, edhe në nivel ndërkombëtar. Jemi në një hemoragji largimesh. Ne kemi dy mundësi, të qëndrojmë e të mbështetemi në rrënjët tona, apo të largohemi. Ne kemi vendosur të përballemi e të mos largohemi. Ne kemi vendosur të largojmë ata që janë shkaktar të sëmundjeve. Kemi vendour të marrim fatin vetë, e të luftojmë këto sëmundje kudo të jetnë. Ne jemi sistemi imunitar i Shqipërisë“, tha Alimehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re