Epidemiologu, Ilir Alimehmeti i ftuar në “ABC” foli për situatën epidemiologjike në vend si edhe procesin e vaksinimit.

Alimehmeti tha se të gjithë personat që e kanë kaluar më herët Sars-Cov-1 apo Sars-Cov-2 kanë antitrupa dhe e përballojnë më mirë koronavirusin e ri.

“Një person që e ka kaluar një koronavirus të mëparshëm edhe pse mund ta ketë kaluar përpara 18 vitesh, kanë imunitet dhe kanë antitrupa për të përballuar koronavirusin e ri”, tha epidemiologu.

Në lidhje me diskutimet e ditëve të fundit për vaksinën AstraZeneca e cila flitet se ka lidhje me trombozat, Alimehmeti solli si shembull Anglinë e cila ka vaksinuar shumicën e popullsisë së saj me këtë vaksinë.

Sipas tij, AstraZeneca nuk mund të vihet përballë Covid.

Ai më tej sqaroi se reagimi i vaksinës tek një njeri që ka kaluar Covid është më i fortë për shkak të antitrupave.

“Anglia ka nisur vaksinimin nga moshat e vjetra dhe më poshtë. Ndërkohë reagimi i vaksinës për ata që kanë kaluar Covid është më i fortë për shkak të antitrupave”, tha Alimehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re