Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se ushtria azerbajxhanase në fushën e betejës do të hakmerret për civilët e vrarë në sulmin e sotëm nga forcat armene në qytetin Berde.

Aliyev në Twitter dërgoi një mesazh ngushëllimi për familjet e atyre që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit në granatimet armene të qendrës së qytetit Berde.

“Do të hakmerremi për banorët e qytetit Berde dhe okupatorëve do t’u përgjigjemi në fushën e betejes”, tha Aliyev.

Së paku 21 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 70 të tjerë janë plagosur gjatë granatimit që ushtria armene kreu sot në qytetin azerbajxhanas Berde.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re