Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, duke komentuar rrjedhën e operacionit të nisur nga ushtria e tij kundër forcave armene në rajonin e Nago-Karabakut, tha se vendi i tij nuk dëshiron të presë më shumë sesa të zgjidhë përfundimisht problemin që ka zgjatur për dekada.

“Ne nuk mund të dëgjojmë më deklarata të tilla si ‘ndalo’, ‘do të përpiqemi’, ‘do të negociojmë dhe do të të ndihmojmë’. Kemi dëgjuar të njëjtën gjë shumë herë. Nuk kemi kohë të presim edhe 30 vjet. Problemi duhet të zgjidhet tani,” tha Aliyev .

Ai vuri në dukje se arsyeja kryesore pse konflikti i Nago-Karabakut nuk është zgjidhur ende, është se Armenia nuk është në favor të paqes.

Ai tha se autoritetet armene injoruan dhe shkelën plotësisht katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat kërkojnë një fund të pakushtëzuar të okupimit në atë zonë.

Aliyev shtoi se Grupi i Minskut i OSBE-së, i cili po përpiqet të ndihmojë kapërcimin e krizës së Nago-Karabakut, nuk ka arritur ndonjë rezultat për 28 vjet, duke thënë se Azerbajxhani dëshiron ta zgjidhë çështjen menjëherë, pa vonesa të mëtejshme.

Që nga viti 1991, ushtria armene ka kontrolluar Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit. Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave armene nga aty dhe shtatë rajone të tjera azerbajxhanase.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re