Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, telefonoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, duke shprehur gatishmëri për të ofruar ndihmë pas tërmetit që goditi rrethin Seferihisar të Izmirit në Turqinë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë telefonatës, Aliyev ka shprehur pikëllim me rastin e tërmetit, duke shtuar se vendi i tij gjithmonë është pranë vendit mik dhe vëlla të Turqisë.

Presidenti azerbajxhanas po ashtu ka theksuar se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj ndihme.

Nga ana tjetër, Erdoğan e ka falënderuar homologun e tij për telefonatën dhe interesimin e shfaqur.

Ndryshe, sot pasdite, rajoni i Izmirit u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6,6 ballësh, duke shkaktuar shembje ndërtesash dhe viktima.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re