Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev tha se Turqia dhe Azerbajxhani veprojnë si një ekip i vetëm për shumë çështje në rajon dhe se kjo duhet të merret në konsideratë nga të gjithë.

Në një intervistë për një gazetë italiane, Aliyev vlerësoi marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan.

“Turqia është një vend i fuqishëm në nivel global”, theksoi Aliyev duke shtuar se Deklarata e Shushës më 15 qershor 2021 që ngriti marrëdhëniet mes Türkiye-s dhe Azerbajxhanit në nivelin e aleancës, është një faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

“Marrëdhëniet tona u forcuan edhe më shumë pas përfundimit të Luftës së 2-të të Karabakut, ku Turqia i dha Azerbajxhanit mbështetje politike dhe morale. Për këtë arsye është një faktor shumë i rëndësishëm. Turqia dhe Azerbajxhani veprojnë pothuajse si një ekip i vetëm për shumë çështje në rajon. Kjo duhet të merret në konsideratë nga të gjithë”, deklaroi Aliyev.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re