Skip to content

Aliyev viziton qytetet Lachin dhe Kalbajar të çliruara nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev vizitoi qytetet Lachin dhe Kalbajar të çliruara nga pushtimi i Armenisë.

Në pamjet që Mihriban Aliyeva, bashkëshortja e Aliyev ka postuar nga llogaria e saj në Instagram vërehet se presidenti Aliyev ka vizituar zonën me një automjet të drejtuar nga vetë ai.

Në pamje, Aliyev përgjatë rrugës tregon njësitë e vendbanimeve të shkatërruara dhe thekson se të gjitha fshatrat janë shkatërruar nga forcat armene. Ai theksoi se Lachin dhe Kalbajar kanë një natyrë shumë të bukur me malet, luginat dhe pyjet e tyre.

Në kuadër të vizitës së tij, presidenti Aliyev hodhi themelet e tuneleve që do të ndërtohen mbi rrugën Lachin-Kalbajar dhe në Murovdag mbi rrugën Toganalı-Kalbajar.

Ai ka marrë pjesë edhe në hedhjen e themeleve të aeroportit ndërkombëtar Lachin si dhe ka ngritur flamurin azerbajxhanas në qendrën e qytetit Kalbajar.

Gjithashtu Aliyev vizitoi edhe llixhat İstisu në Kalbajar.