Koordinatori Politik i PD për Beratin Tomorr Alizoti ka vizituar sot tregun e fruta-perimeve. Gjatë takimeve në tregun e fruta-perimeve në Berat, Alizoti u njoh me vështirësitë që kalojnë tregtarët e vegjël.

“Ne zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill” u shpreh ai.

Ai vijoi me mesazhin se “më shumë para në xhepat e beratasve, më shumë blerje, më shumë mirëqenie” do të ketë për qytetarët.  Alizoti u njoh edhe  me vështirësitë që hasin tregtarët, që sipas tyre, nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria dhe pushteti lokal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re