Në Berat është bërë prezantimi i Tomorr Alizotit, si drejtuesi politik i qarkut për zgjedhjet e 25 prillit.

Në prezantimin e tij ishte edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili tha se është krenar që PD në Berat përfaqësohet nga një intelektual kalibri i të Djathtës shqiptare, fisnik prej dere të madhe, i papërkulur nga regjimi komunist.

“FRPD Berat mirëpriti prezantimin e Tomor Alizotit si drejtuesi politik i qarkut për zgjedhjet e 25 prillit. Alizoti u prit me entuaziazëm nga të rinjtë demokratë dhe kjo së pari prej figurës së tij të gjithëpranuar.

Krenar që Partia Demokratike prezantohet në Berat me Tomorin, një intelektual kalibri i të Djathtës shqiptare, fisnik prej dere të madhe, i papërkulur nga regjimi komunist.

Tomori fiton! Berati fiton! Shqipëria fiton!

Bashkë ecim përpara. Durim, punë e përkushtim edhe 84 ditë”, shkruan Këlliçi.

Po ashtu kreu i FRPD-së ishte sot në Urën Vajgurore ku është takuar me disa të rinj demokratë, të cilët sipas tij janë të angazhuar maksimalisht për ndryshimin.

Këlliçi shkruan se Alizoti, drejtuesi politik i qarkut Berat, do të punojë bashkë me ta që Ura dhe Berati të çlirohen nga varfëria, shpopullimi dhe harresa.

“Në Urën Vajgurore, të rinjtë e FRPD me në krye Ledian Dajën, na rezervuan një pritje fantastike. Janë të gjithë të angazhuar maksimalisht për ndryshimin e shumëpritur më 25 prill.

Nuk ka fundjavë pushim. Çdo ditë është një mundësi për kthyer shpresën. Të rinjtë duan projekte konkrete, të prekshme, reale, që mos t’i largohen qytezës së tyre. Tomor Alizoti, drejtuesi politik i qarkut Berat, do të punojë bashkë me ta që Ura dhe Berati të çlirohen nga varfëria, shpopullimi dhe harresa. Duhet puna, angazhimi, besimi dhe bashkimi i të gjithë qytetarëve që mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim.

Forca! Bëhemi të gjithë bashkë dhe Shqipëria fiton!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re