Alket Hatiaj, njeriu që nga mediat italiane ka marrë epitetin si “Zot i drogës” ka dhënë një intervistë nga arratia për emisionin ‘Kjo javë’ të moderatores Nisida Tufa, në ‘News24’. Nga baza ku fshihet, ai pranoi për gazetaren Klodiana Lala rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës. 40-vjeçari, baba i dy vajzave thotë se “është e turpshme ajo që po bën drejtësia shqiptare me të. Ai thotë se e ka pranuar akuzën që në procesin e bërë në Shqipëri duke vuajtur 10 vite e gjysmë burg. Tani që e kërkojnë për një dënim 20 vite burg nga gjykata e Milanos ai thotë se nuk ka lidhje me këtë dënim. Në intervistën e dhënë në arrati ai thotë se ishin gjykatat shqiptare ato që ia njohën dënimin ndërsa tani kanë ndryshuar mendje.

“Zot i drogës? Kanë luajtur mendsh për Zotin. Nuk e di kush e thotë këtë. Unë e kam pranuar çfarë kam bërë. Unë vetëm 2-3 veta kam njohur megjithëse aty dolën gjithë ata veta. Unë kam pranuar dosjen time me çfarë kishte brenda. Tani shteti im po më merr peng.
Nuk dorëzohem peng te njerëzit e paaftë. Le të më vrasin. Unë vetë nuk do të shkoj te këta. Nuk kam besim. Le të sqarojnë dosjen që ka ardhur nga Italia. Unë e kam bërë burgun për atë çështje. Unë burg tjetër nuk bëj sepse bëra 10 vite e gjysmë burg. Nuk njoh asnjë politikan. Nuk i jam afruar kurrë politikës” – thotë Hatija.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re