
Alketa Vejsiu ka zbritur sot në skenën e Sanremos, në atë që
e ka quajtur si “pika më e lartë e karrierës së saj”.
E veshur me një fustan ngjyrë rozë, ajo ka falenderuar
prezantuesin Amadeos për ftesën dhe ka përshëndetur gjithë shqiptarët, duke
thënë se janë shteti i dytë me shukueshmërinë më të madhe të festivalit të
Sanremos.
Por cilat kanë qenë komentet e italianëve për Alketën?
Në foton e postuar nga faqja zyrtare e Sanremo në instagram,
duket se të gjithë e kanë pëlqyer Alketën, duke mos i kursyer komplimentet.
“Bukuroshe”, Thjesht fantastike”,
“Mbretëresha e festivalit”, ishin disa nga komentet në instagram.
Duket se Alketa i ka bërë për vete të gjithë, duke folur
plot energji dhe me një italishte të pastër.
Një provë e kaluar me sukses nga moderatorja, që duket se ka
arritur të perfeksionohet aq shumë, sa edhe skena e madhe e Sanremos nuk mundi
ta ndalojë shkëlqimin e saj.
/aktoretshqiptare.info
